Asgjësohen mbi 1400 rrënjë kanabisi/ Policia në kërkim të pronarëve në Krujë

Asgjësohen mbi 1400 rrënjë kanabisi/ Policia në kërkim të pronarëve në Krujë

Policia e Krujës ka njoftuar finalizimin e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Komisariati i Policisë Krujë. Bëhet me dije se gjatë fazës së 21-të u evidentuan dhe u asgjësuan 1492 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 10697 bimë narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 21-të të megaopacionit, në kufirin ndarës të territorit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në fshatin Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 1492 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy