Policia për viktimën e gjetur në Elbasan: Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt

Policia për viktimën e gjetur në Elbasan: Preu damarët dhe u hodh nga kati i katërt

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një person u gjet i vdekur në lagjen Vullnetari në Elbasan.

Sipas policisë, 69-vjeçari Ramadan Kupi, dyshohet se ka prerë damarët e duarve me thikë dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte i vetëm duke gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të informacionit  paraprak të dhënë për një person të gjetur pa shenja jete në anë të rrugës në lagjen “Vullnetari”, Elbasan,  ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të kryera  nga grupi hetimor  nën drejtimin  e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  rezulton se trupi i pajetë i përket shtetasit R.K., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Nga kqyrja e turpit  dhe e banesës  rezultoi se ky  shtetas jetonte i vetëm  në banesë  dhe dyshohet se  ka prerë damarët e duarve me mjet të mprehtë (thikë) dhe më pas është vetëhedhur nga kati i 4 i pallatit ku banonte. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy