Tropojë, 25-vjeçari ekzekutohet me automatik

Tropojë, 25-vjeçari ekzekutohet me automatik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Luzhë të Tropojës, ku një shtetas është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe sipas policisë viktimë ka mbetur shtetasi R.A., 25 vjeç.

"Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake  ka rezultuar  se shtetasi R.A i cili po kulloste  bagëtitë  në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë", sqaron policia.

Policia po bën krehjen e zonës  me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy