Një aksident i rëndë në vendin e punës është regjistruar paraditen e sotme në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj.
Sipas informacioneve paraprake, Edison Pata, 45 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një skelë në lartësinë rreth 13 metra, teksa po punonte në objekt.
Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe në organe vitale.
Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike dhe ai ndodhet në rrezik për jetën.
Rrethanat e plota të aksidentit po hetohen nga autoritetet përkatëse.



