“Partizani”, mbahet seanca në GJKKO/ Malltezi shfaq video ku Balla thotë se do çojnë Berishën në burg

“Partizani”, mbahet seanca në GJKKO/ Malltezi shfaq video ku Balla thotë se do çojnë Berishën në burg

Po mbahet seanca gjyqësore e radhës në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

 

Jamarbër Malltezi shfaqi në monitorin e gjykatës një video të Taulant Ballës në parlament ku premton se do e çojnë Sali Berishën në burg dhe një tjetër të Edi Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste në 7 maj 2022. 

 

Taulant Balla është kallëzues i rremë. Edi Rama në asamblenë e Partisë Socialiste kërkoi që SPAK-u të merrej me Sali Berishën.

Hidheni në kosh këtë proces politik, mos bini pre e presionit politik, urdhëroni nisje të hetimeve për kallëzim të rremë për Taulant Ballën dhe hetime për Edi Ramën për një sërë shkeljesh që ju kam paraqitur me fakte. 

 

Malltezi po bën parashtrimet e tij prej dy seancash gjyqësore në procesin ne themel qe po zhvillohet me procedurë të zakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy