Ushtaraku ekzekuton me armë dy persona në Kamëz, plagos dhe vëllanë e tyre/ Emrat

Ushtaraku ekzekuton me armë dy persona në Kamëz, plagos dhe vëllanë e tyre/ Emrat

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Kamëz, ku raportohet për dy të vdekur, konkretisht vëllezërit Nazmi dhe Selam Islamaj.

 

Pak pas ngjarjes është arrestuar autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi

 

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

 

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit Ngushëllim Manzi dhe tre vëllezërve, Selam Islamaj, Nazmi Islamaj dhe Sh. Islamaj, konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. 

 

Si pasojë, Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit Nazmi Islamaj, 48 vjeç, dhe Sh. Islamaj, rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

 

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, e dyshuar e përdorur për krimin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy