Dënimi në Greqi/ Irena Gjoka: Nuk isha në dijeni. Vendimi jo i formës së prerë, s’ka vlerë juridike në Shqipëri

Dënimi në Greqi/ Irena Gjoka: Nuk isha në dijeni. Vendimi jo i formës së prerë, s’ka vlerë juridike në Shqipëri

Gjyqtarja Irena Gjoka përmes një shkrese drejtuar KLGJ-së bën me dije se nuk ishte informuar për gjyqin e vitit 2005 në Greqi. Ajo vë në dukje se vendimi s’ka qenë i formës së prerë dhe nuk ka vlerë juridike në Shqipëri. 

 

Konkluzionet kryesore të Gjokës janë se:

Dënimi nuk u regjistrua kurrë në regjistrin penal, dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet juridikisht sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. 

 

Si konkluzion, në mungesë të dijenisë, nuk mund t’i përgjigjesha me “po” pyetjeve në formular që kanë të bëjnë me hetimin, gjykimin apo dënimin nga Gjykata e Janinës. 

 

Në rastin konkret vendimi i dënimit nuk është i formës së prerë dhe si rrjedhojë  ai nuk ka asnjë vlerë juridike në Territorin e Republikës së Shqipërisë. 

 

Si konkluzion i përgjithshëm, nuk kam asnjë ndalesë që të ushtroj funksione publike në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe kam plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit bazuar në njohuritë që kisha në momentin e plotësimit të këtij formulari. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy