Varfëria ekstreme të çon në “KÇK”

Varfëria ekstreme të çon në “KÇK”

Varfëria ekstreme nuk mundon vetëm Shqipërinë, në thelb mundon shoqëritë në mbarë botën. Përtej ndikimit negativ në mirëqenien dhe dinjitetin e përgjithshëm të individëve, shërben gjithashtu si një terren pjellor për krimin. Marrëdhënia varfëri ekstreme dhe krim është e shumëanshme, e ndërlidhur, dhe formon një rreth vicioz. Varfëria ekstreme të çon në krim dhe thekson nevojën urgjente për zgjidhje gjithëpërfshirëse për të thyer ciklin. Mundësia e një page Një nga faktorët kryesorë që lidh varfërinë ekstreme me krimin është mungesa e mundësisë ekonomike. Një individ i caktuar i rritur në varfëri, lufton vetëm për të gjetur një punë, një pagë. Ai ka paqëndrueshmëri financiare por dhe dëshpërim. Kjo ja krijon mjedisin, dhe ka më shumë gjasa t'i drejtohet aktivitetit të paligjshëm si një mjet mbijetese. Vjedhja, trafiku i drogës dhe prostitucioni janë aktivitete të zakonshme kriminale që lindin për shkak të mundësive të kufizuara për gjenerimin e një page legjitime. Mungesa e shkollimit Varfëria ekstreme kufizon aksesin në arsim cilësor. Pa arsim, individët përballen me barriera të rëndësishme në sigurimin e punësimit të qëndrueshëm dhe çlirimin nga varfëria. Si rezultat, disa përdorin sjellje kriminale në përpjekje për të përmirësuar rrethanat e tyre ose për t'i shpëtuar ciklit të varfërisë. Mungesa e shpresës Kur individët ndihen të shkëputur dhe të përjashtuar, nga një shoqëri ata mund të zhvillojnë pakënaqësi dhe zhgënjim, të cilat mund të shfaqen në sjellje kriminale si një mjet për të shprehur ankesat e tyre ose për të kërkuar fuqizim. Mungesa e një mbështetësi social ndikon drejtëpërsëdrejti në aktivitet kriminal. Abuzimi me substancat: Shëndeti mendor gjatë një varfërie të plotë kontribuon në një rrezik në rritje të abuzimit me substancat dhe varësisë. Abuzimi i substancave, nga ana tjetër, nxit sjelljen kriminale, pasi individët përdorin aktivitete të paligjshme për të mbështetur varësinë e tyre ose për të gjeneruar fonde për të blerë drogë. Shqipëria vazhdon të shtojë nën efektin e drogës individë të varfër. Kap Ça të Kapësh Varfëria ekstreme dhe krimi ndajnë një marrëdhënie komplekse dhe të ndërvarur, duke formuar një rreth vicioz, rreth krimit ordiner, krimit të organizuar, dhe më tej...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy