Një shqiptar 48 vjeç ka vdekur në mënyrë tragjike në Xhenova të Italisë, kur ra nga kati i 6 i një pallati ku punonte. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku pati dyshime për vetëvrasje, por dëshmitë flasin për një sherr të shqiptarit, para se të binte nga 20 metra lartësi.



