
Shkëputja e një teli korrenti nga një shtyllë tensioni në zonën e Kinostudios në Tiranë, i ka shkaktuar dëmtime një betoniereje. Rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



