Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Suk 1 në Roskovec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Festim Gllava, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



