Një aksident është regjistruar mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 23:30, në superstradën Lezhë-Milot.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një mjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen E.R., 23 vjeçe, banuese në Mirditë dhe mjeti tip "Benz " me drejtues shtetasin M.L.,43 vjeç, banues në Lezhë.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesja e mjetit “Volkswagen” dhe një 20-vjeçare e identifikuar me inicialet A.M, pasagjere në mjet.
Dy të rejat janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



