Punëtori 28-vjeçar bie nga skela dhe vdes/ Arrestohet pronari i banesës në Krujë

Punëtori 28-vjeçar bie nga skela dhe vdes/ Arrestohet pronari i banesës në Krujë

Një punëtor 28-vjeçar, me inicialet E. G., banues në Krujë, ka rënë nga skela dhe ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu po punonte në një banesë në Fushë Krujë, por fatkeqësisht ka rënë nga skela.

Policia ka arrestuar për ngjarjen një 46-vjeçar, pasi i riu ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke punuar në banesën e tij, ku po kryhej ndërtim pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:

L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy