Asnjë gjurmë nga zhdukja e 26-vjeçarit, sot kërkimet në lumin Seman me skaner

Asnjë gjurmë nga zhdukja e 26-vjeçarit, sot kërkimet në lumin Seman me skaner

Vazhdojnë kërkimet edhe në ditën e 3 të zhdukjes së 26-vjeçarit Mateo Lika në urën e Mbrostarit Fier. Sot po kërkohet me skaner, një mjet i cili arrin të identifikojë metalet deri në 12 metër thellësi.

Deri tani nuk janë gjetur gjurmë të mjetit nën ujë, përveç targës e cila u gjet ditën e shtunë mbi urë, ndërsa parmakët e hekurta të urës të rrezuara.

Policia e Fierit ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ku si pistë kryesore mbetet hipoteza nëse automjeti ka rënë apo jo në ujë. Në ujërat e lumit Seman po kërkohet edhe nga policia, por edhe nga palombarët.

Në pyetje janë marrë familjarët e 26-vjeçarit, por deri tani asnjë nga deklarimet e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Edhe telefoni i të riut mbetet i fikur, ndërkohë që të afërm të tij deklarojnë se Mateo Lika kishte pak muaj që ishte në Gjermani dhe se në Fier kishte ardhur 3 ditë përpara sesa të merrte makinën me qira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy