
Paraditen e sotme është regjistruar një aksident në afërsi të poliklinikës në Lushnje.
Mësohet se një automjet Benz i drejtuar nga një 56-vjeçare ka hipur mbi trotuar duke përplasur një kalimtar.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur kalimtari 70-vjeçar.
Dyshohet se shoferja duke u munduar të dilte nga parkimi, ka ngatërruar marshin e mjetit dhe ka përplasur të moshuarin.
70-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pas trajtimit fillestar në poliklinikë.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.



