Kundërshtoi me forcë policin pas gjobës, në pranga 37-vjeçari

Kundërshtoi me forcë policin pas gjobës, në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar me inicialet V.S., banues në Dedaj të Koplikut, është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi me forcë policin pasi i vendosi gjobë për parkim të gabuar.

Kundërshtoi me forcë punonjësin e Policisë që i vuri masë administrative për parkim të gabuar dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.  Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Malësi e Madhe, arrestuan shtetasin V. S., 37 vjeç, banues në fshatin Dedaj.   Në qytetin e Koplikut, punonjësi i Policisë së Rendit ka konstatuar një automjet të parkuar në një vend që nuk lejohej, i cili pengonte qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjatë ushtrimit të detyrës për vënien e masës administrative sipas Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi V. S. ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë dhe është larguar. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi V. S. është kapur në banesën e tij”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy