Abuzuan me të miturën/ Gjykata e Apelit të Kavajës liron nga burgu shtatë adoleshentët

Abuzuan me të miturën/ Gjykata e Apelit të Kavajës liron nga burgu shtatë adoleshentët

Gjykata e Apelit në Kavajë ka liruar nga burgu 7 adoleshentët, të cilët një vit e gjysmë më parë u dënuan për përdhunimin e një 13-vjeçareje.

Seanca u zhvillua sot në Gjykatën e Apelit, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës së Durrësit dhe ka vendosur lirimin e tyre nga burgu dhe kalimin në shërbim prove.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se shkak për lirimin kanë qenë mosha e tyre, pendimi si dhe vazhdimi i shkollimit.

13-vjeçarja e abuzuar, denoncoi në dhjetor të vitit 2018 në Komisariatin e Policisë Kavajë 12 djem të mitur, duke rrëfyer se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale në periudha të ndryshme kohore përmes shantazhit të ushtruar përmes një videoje ku ajo shfaqej me të dashurin e saj bashkëmoshatar duke kryer marrëdhënie seksuale.

Ky rast i rëndë i abuzimit seksual ka zgjatur përreth 4 muajve. Në shkurt të 2019, Gjykata vendosi të lërë në burg 7 adoleshentët. Por vendimi i sotëm i Apelit i ka lënë ata të lirë duke i kaluar në shërbim prove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy