Një 36-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi refuzoi të nënshtruar kontrollit të automjetit dhe tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë me një shumë prej 50 eurosh për të shmangur testin e alkoolit.
Shtetasi Agim Mansaku, banues në Durrës, gjatë ndalimit nga Policia Rrugore, hodhi nga dritarja një cigare të dyshuar me lëndë narkotike kanabis.
Po ashtu, ai drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet se ka qenë gjithashtu nën ndikimin e drogës.
Në momentin e kontrollit, Mansaku ka tentuar të korruptojë policët, duke u ofruar atyre 50 euro për të shmangur testimin dhe për të mos kaluar në stacionin e policisë për kontrollin e lëndëve narkotike.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe dyshohet edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve të kryera, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



