
Policia e Sarandës ka referuar materialet në organin e akuzës ndaj një të mituri 14-vjeçar, banues në këtë qytet. Sipas informacioneve të policisë, ndaj tij kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë, se në shkollën ku studiojnë së bashku, i mituri i ka kanosur me një pistoletë lodër.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, me një objekt plastik (pistoletë lodër).
Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm.



