
Një 35-vjeçar me iniciale K.M., është arrestuar në flagrancë nga Komisariati i Policisë Nr.3 i dyshuar për vjedhje të pronës dhe pasurisë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ditën e djeshme pasi ka thyer xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri”, ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash.
Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, përgjatë dy javëve të fundit, kryesisht gjatë natës ka rezultuar se ai ka kryer 7 vjedhje me thyerje në disa biznese të ndryshme në kryeqytet.
Ai ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Po ashtu, K.M.:
*Më datë 07.07.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje në një biznes;
*Më datë 08.07.2022, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet se, në një subjekt, ka vjedhur një aparat celular në pronësi të shtetasit B. H.;
*Më datë 13.07.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se, në një dyqan syzesh, ka vjedhur me thyerje disa palë syze;
*Më datë 14.07.2022, në rrugën “Vaso Pasha”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;
*Po me datë 14.07.2022, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur disa veshje;
*Më datë 15.07.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se, në një biznes, pasi ka thyer xhamin, ka vjedhur një shumë parash;
*Më datë 17.07.2022, në rrugën “Muzakët”, dyshohet se, pasi ka thyer xhamin, ka tentuar të vjedhë në një biznes.



