Një mjet lundrues kaloi ditën e djeshme në brigjet shqiptare të Vlorës dhe u ndoq për rreth 4 orë nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare është gjetur e djegur në zonën e Godullës.
Mjeti lundrues u gjet i djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:30, në derdhje të hidrovorit ne breg te detit në Gotull, Adriatik, Kurbin,
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë konstatuar duke u djegur një mjet lundrues afërsisht rreth 7-8 metra i gjatë, me dy motorë, nuk kanë konstatuar asnjë person në afërsi të mjetit.
Është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen veprimet.



