
901 të rinj kanë zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura për të vazhduar studimet e tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri Niko Peleshi, i cili u shpreh se, ka interes shumë të lartë të maturantëve për t’iu bashkuar Akademisë së Forcave të Armatosura, të cilët kanë zgjedhur drejtime të ndryshme.
350 të rinj kanë zgjedhur Marrëdhënie Ndërkombëtare, 171 prej tyre Shkenca Komunikimi, ndërsa 380 kanë zgjedhur Teknologji Informacioni dhe Komunikim në fushën e Mbrojtjes.
Ministri thotë se Akademia ka një kombinim të shkëlqyer edukimit akademik dhe trajnimit ushtarak.
Transformimi vazhdon, pagesë mujore dinjititoze, akomodim dhe ushqim falas për çdo student për të gjithë periudhën e studimit dhe në përfundim punësim përmes mundësive që japin FA.
Me një program të avancuar të studimeve bachelor, Akademia jonë ofron një kombinim të shkëlqyer të edukimit akademik dhe trajnimit ushtarak.



