“Arrest me burg” ka kërkuar Kreshnik Ajazi, prokuror në Elbasan për Algert Alcanin, 27 vjeç, Edmir Bocin, 37 vjeç, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, të cilët kërcënuan me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenwood” në Cërrik.
Myftaraj u kërcënua që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla me vlerë qindra mijëra euro.



