Lirohen 6000 m2 plazh në Durrës, procedohen dy persona

Lirohen 6000 m2 plazh në Durrës, procedohen dy persona

Policia e Durrësit  në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin  për  lirimin e hapësirave publike duke  vënë ne dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme si dhe ka sekuestruar rreth 1000 çadra e shezlongë.

Policia ka proceduar penalisht 2 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”,  “Mospagimi i  taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht  shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin  në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy