
Lëkundje tërmeti janë ndier mbrëmjen e së premtes në zonën e Dibrës. Sipas raportimeve të para, tërmeti ishte me magnitudë 3.6 ballë, ndërsa epiqendra e tij ka qenë në fshatin Guri i Bardhë. Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se lëkundjet kanë vijuar në jug të Klosit. Janë regjistruar 19 të tilla deri mesditën e sotme.
Njoftim mbi aktivitetin sizmik në Klos, Janar 2023
Nga dita e djeshme më 13/01/2023, në jug të qytetit të Klosit ka nisur një aktivitet sizmik me kulmin në ngjarjen me magnitudë ML=3.6 në orën lokale 05:08. Deri në mesditën e datës 14 janë regjistruar 19 ngjarje me magnituda lokale të shtrirjes nga ML=[1.1, 3.6] dhe thellësi nga [0.6,17.3] km. Qendra Kombëtare e Monitorimit Sizmik është në gatishmëri për monitorimin e aktivitetit dhe raportimin e tij pranë institucioneve të emergjencave civile. Një paraqitje e shpërndarjes së këtij aktiviteti më i detajuar jepet në faqen zyrtare ëeb të IGJEO ku paraqitet në kohë reale i gjithë aktiviteti sizmik në vend dhe në rajon.



