Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në Bulevardin ‘Dëshmorit e Kombit’.
Burime për MCN bëjnë me dije se një automjet tip Benz ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij duke shkaktuar panik dhe te kalimtarët.
Me datë 18.04.2023, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



