Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan te Porcelani

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan te Porcelani

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Porcelanit, pranë Xhamllikut në Tiranë. 

 

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti.

 

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

 

Burime bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet që lënda plasëse të jetë vendosur ose hedhur në formë kërcënimi. 

 

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

 

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy