I dënuar me 25 vite burg/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari turk

I dënuar me 25 vite burg/ Arrestohet në Morinë 36-vjeçari turk

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një 36-vjeçari turk, në doganën e Morinës.

Mësohet se Kesim Sedal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke me 25 vite burg, është vënë në pranga nga policia kufitare.

Arrestimi i 36-vjeçarit është bërë me ndihmën e Interpol Tirana, pas alarmit të dhënë nga homologët turq. Me përfundimin e procedurave, Sedal do të ekstradohet në Turqi. 

DVP Tiranë

Bashkëpunimi mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Policisë Kufitare Morinë, vë në pranga një shtetas turk, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

I dënuar me 25 vjet burgim, për trafikim droge, vjedhje me armë dhe krime kundër personit, vihet në pranga me qëllim ekstradimi, drejt Turqisë, 36-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në  informacionet e dërguara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, të siguruara nga inteligjenca informative, kanë kaluar në vijën e dytë në hyrje të RSH, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi turk Kesim Sedal.

Pas verifikimeve të thelluara të kryera në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, ka rezultuar se shtetasi turk Kesim Sedal, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, Turqi, pasi Gjykata Kriminale Hakkari, me vendimin e datës 09.06.2015, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa me vendimin e datës 17.05.2016, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Në vijim të veprimeve shtetasi Kesim Sedal, 36 vjeç, u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Turqisë dhe nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ankara, vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy