Një 27-vjeçar u ndalua nga policia e Durrësit pasi kishte kërcënuar një vajzë se nëse nuk do t’i paguante një shumë parash, do t’i publikonte në rrjetet sociale foto intime.
“Enkelejd Vrioni, 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, ka kërcënuar me anë të rrjetit social “Facebook” shtetasen M.L. 23 vjeç, banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20.000 lekë, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj, me qëllim dëmtimin e imazhit”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
Blutë e qytetit bregdetar kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave 20 000 lekësh dhe një aparat telefoni celular tip “i-Phone 5”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.



