Tentojnë të nxjerrin nga Shqipëria 84 mijë euro pa i deklaruar, dy persona nën hetim

Tentojnë të nxjerrin nga Shqipëria 84 mijë euro pa i deklaruar, dy persona nën hetim

Tentuan të nxirrnin nga Shqipëria, pa i deklaruar rreth 84 mijë euro, procedohen penalisht dy polakë.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit konstatuan një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pkk.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u kalua për kontrolle në vijë të dytë, automjeti me të cilin lëviznin shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe.

Drupal Ad

Policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy