Dhunuan të riun italian, procedohen penalisht 8 të mitur në Tiranë

Dhunuan të riun italian, procedohen penalisht 8 të mitur në Tiranë

Tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç të dyshuar për plagosjen e një të riu italian, janë shoqëruar nga policia e Tiranës dhe proceduar penalisht.

 

Procedimi u bë lidhur me rastin e ndodhur pranë Pallatit të Kulturës, më datë 29 korrik, ku mbeti i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian.

 

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera menjëherë pas konfliktit, efektivët e komisariatit Nr. 1 në kryeqytet bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të 8 shtetasve të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, gjatë të cilit 20-vjeçari italian pësoi lëndime të lehta trupore.

 

Aktualisht vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

Për këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy