Gazetari Xhevair Zhabina për kërkesën e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili i drejtohet AKEP dhe AMA për mediat që të kenë kujdes në akuzat ndaj prokurorëve apo gjykatave, thotë se ky propozimi duhet marrë në dorë nga ekspertë nëse kemi të bëjmë me cenim të punës së medias apo jo.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se nuk mund të përdoret vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja për të bërë censurë mbi median.
Në vijim Zhabina shtoi se personat që kanë bërë vetingun, do iu bëhet qokë dhe do promovohen në Gjykatën e Apelit.
Në rastin e pronave problemi më i madh është politik dhe ligjor, pasi politika ka prodhuar disa ligje për të drejtën e pronës në këtë vend.
Fati i keq i zotit Kalaja, është produkt i asaj që ka prodhuar politika në 35 vite.
Familjarët pretendonin pronësinë mbi atë objekt mbi një ligj të miratuar nga ky shtet, po ashtu dhe pala tjetër bazuar në një ligj tjetër.
Çështja e pronave mendoj se do të jetë e pazgjidhur ndonjëherë në këtë vend dhe mendoj se do vazhdojë të prodhojë dhe konflikte dhe viktima.
Gjykata e Apelit ka nevojë për gjyqtarë, t’i marrin nga shkallët e para dhe t’i çojnë në Apel dhe ata që vijnë nga Shkolla e Magjistraturës, të shkojnë në shkallë të parë.
Kemi parë në këto vite që figura të rëndësishme që kanë bërë reformën në drejtësi, janë promovuar në gjykata.
Dhe kam përshtypjen se personat që kanë bërë vetingun, do iu bëhet qoka dhe do promovohen në Gjykatën e Apelit.



