Mbi 6 orë në SPAK/ Biznesmeni Agron Neza pyetet për çështjen “McGonigal”

Mbi 6 orë në SPAK/ Biznesmeni Agron Neza pyetet për çështjen “McGonigal”

Biznesmeni Agron Neza ka dalë nga ambientet e SPAK, pas gjashtë orësh pyetje. Ai u paraqit në Prokuroinë e Posaçme në mesditë, ndërsa nuk foli për mediat, duke iu kërkuar gazetarëve që për arsyen e thirrjes së tij, të interesohen në Prokurori.

“Pyesni Prokurorinë”, tha ai. Ndërkohë, mësohet se ai ka dhënë shpjegime në lidhje me verifikimet që Prokuroria po kryen për çështjen e njohur si “McGonigal”. Neza përmendet në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i hetuar nga kolegët e tij në Amerikë.

McGonigal u dënua disa javë më parë në SHBA për njërën prej dosjeve dhe vijon në gjykim për dosjen tjetër, aty ku dyshohet të ketë përfituar nga një shtetas shqiptar një shumë të lartë monetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy