Një person në Durrës i vë zjarrin shkurreve, digjet vetë/ Rrezikohen banesat e tjera

Një person në Durrës i vë zjarrin shkurreve, digjet vetë/ Rrezikohen banesat e tjera

Një person ka përfunduar i djegur në Durrës, teksa digjte disa shkurre, duke rrezikuar edhe banesat përreth. Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë dhe shërbimet e mbrojtjes nga zjarri shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy