KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Leonard Filopati

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Leonard Filopati

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli sot vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Leonard Filopati.

KPK zhvilloi sot seancën gjyqësore për shpalljen e vendimit për prokurorin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Leonard Filopati.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli, Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe faktet vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorin Leonard Filopati.

Leonard Filopati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2005.

Në vitin 2012 është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Matit, ku e ka ushtruar funksionin deri në vitin 2016. Në vijim ka shërbyer pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe së fundmi është caktuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy