Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 7 persona në Tiranë

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka proceduar penalisht dhe një tjetër.

Po ashtu një grua 55-vjeçare me iniciale Sh. A., ka denoncuar në Polici largimin nga banesa të djalit të saj 16-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-R. A., 25 vjeç dhe E. B., 28 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjer shtetasi R. A., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë;

-R. K., 37 vjeç dhe M. J., 35 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. H., 43 vjeç, banues në Babrru, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Tregtimi dhe trasportimi i mallrave kontrabandë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatine Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Shkëlqim Fusha”, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në dyqanin e shtetasit D. D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 25 vjeç, banues në Farkë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi në Vorë, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., 51 vjeç, banues në Synej, Kavajë, për veprën penale “Vepra të turpshme”, pasi në bazë të pamjeve të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, dyshohet ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur.

Më datë 01.06.2022, shtetasja Sh. A., 55 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi G. L., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy