Një i ri i cili drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pas testimit me aparatin AquilaScan.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”, shtetasin D. A., 25 vjeç. Ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



