Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Shënkoll.
Në aksident janë përfshirë dy autovetura dhe një kamion, duke bllokuar njërin krah të autostradës.

Të plagosurit janë dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



