Vidhte motorë dhe i shiste me pjesë, arrestohet një person në Tiranë

Vidhte motorë dhe i shiste me pjesë, arrestohet një person në Tiranë

Një person i dyshuar për vjedhjen e motorëve, të cilët i çmontonte dhe i shite me pjesë, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

 

Efektivët e komisariatit Nr. 4, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve për vjedhjen e disa motomjeteve, kanë finalizuar operacionin policor “Remove”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë.   

 

Nga hetimet dyshohet se 33-vjeçari vidhte motomjete me qëllim çmontimin në pjesë dhe shitjen e tyre, kryesisht në subjekte që shesin pjesë mjetesh. Ai dyshohet se ka vjedhur 6 motomjete, gjatë muajve mars dhe prill 2026.     

  

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përvetësuar një motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura nga i arrestuari.   

 

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy