
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me familjarët e viktinave të protestës së 21 janarit 2011, ka zhvilluar homazhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ne vendet ku janë vrarë katër protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë vendosur lule.
Pos homazheve, nuk ka pasur asnjë deklaratë për media.
Pas homazheve, ata janë drejtuar në godinën e Kryeministrisë.



