“Ghosts” u kodua një operacion i policisë, me ndërhyrjen e forcave RENEA, gjatë të cilit u arrestua një 37-vjeçar nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.
Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias Aldo Avdylaj, 37 vjeç, banues në Shijak.
I ndaluari akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.



