Një 55-vjeçar u gjet i pajetë sot në Korçë.
Sipas të dhënave të para, trupi i pajetë i një burri rreth 55 vjeç është gjetur në lagjen nr. 7, përballë Pallatit të Kulturës.
Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.



