200 euro për të kaluar kufirin drejt Greqisë, 5 të arrestuar në Kakavijë

200 euro për të kaluar kufirin drejt Greqisë, 5 të arrestuar në Kakavijë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Beratit për dhënie ndihme për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA, mbi bazën e një hetimi 3-mujor finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “AZILANTI 5". Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 4 shtetas: Kreshnik Kotollaku, 34 vjeç, banues në Urë Vajgurore; Gezim Kapllani 55 vjeç, banues në Berat; Valentin Gremi, 35 vjeç, banues në Fier; Drini Çaçi, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë trup shërbimi në vijën e gjelbër në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Katër personat e mësipërm ditën e sotme janë kapur në flagrancë në pikën kufitare të Kakavisë, Gjirokastër duke kaluar në mënyrë të paligjshme drejt shtetit grek, 2 shtetas shqiptarë në këmbim të një shume monetare prej 200 euro për person. Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 automjete, 11 aparate celulare, si dhe 550 euro. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy