Policia e Durrësit ka arrestuar 23-vjeçarin Ardian Tusha, pasi, pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.
Pas kontrolleve të ushtruara nga policia, atij iu gjet një arsenal armësh të fshehura nga 23-vjeçari.



