Një djalë në Laç kërcënohet me armë nga persona që lëviznin me makinë, qëllojnë dhe në ajër

Një djalë në Laç kërcënohet me armë nga persona që lëviznin me makinë, qëllojnë dhe në ajër

Një djalë i ri është kërcënuar me armë zjarri nga disa persona që lëviznin me makinë, të cilët kanë qëlluar dhe në ajër.

Policia thotë se 32-vjeçari S.D., banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se mbrëmjen e së dielës gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagja nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Aktualisht vijon puna në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar cdo informacion për kapjen e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy