Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit/ Zhabina: Neglizhencë nga ana e institucioneve, familjarët kanë folur me emra para disa vitesh (VIDEO)

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit/ Zhabina: Neglizhencë nga ana e institucioneve, familjarët kanë folur me emra para disa vitesh (VIDEO)

SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit 5 vite më parë në Mat dhe ka lëshuar 4 urdhërarreste, mes të cilave dhe një për Aurel Hoxhën, autorin dhe porositësin e kësaj ngjarjeje.

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e MCN Live se ka një vonesë dhe neglizhencë nga ana e institucioneve për të zbardhur ngjarje të tilla, pavarësisht se familjarët e personave të përfshirë në konflikt kanë folur me emra dhe kanë dërguar prova në prokurori.

Do theksoja kohëvonesën e institucioneve për të hetuar ngjarje kaq të rënda. Kanë dhënë dëshmi familjarët e Klevis lleshit, nëna e tij ka folur me data dhe emra. Ka dhënë prova. Po ka pasur neglizhencë nga ana e institucioneve. 

Shoh problem në hetimin e këtyre çështjeve dhe në momentin që familjarët e personave të përfshirë kanë dhënë prova. Policisë dhe prokuroria duhet të presë me vite të tëra. Pritja prodhon ngjarje të rënda. SPAK është me vonesë, prokuroritë e rretheve dhe policia po ashtu. 

SAPK nuk shkëlqen shumë tej hetimi pasuror.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy