Vjedhje, dhunë në familje, mashtrim/ Policia në Tiranë arreston katër persona

Vjedhje, dhunë në familje, mashtrim/ Policia në Tiranë arreston katër persona

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga “Vjedhja” te “Dhuna në familje”.  Gjithashtu u arrestua edhe një 22-vjeçari i shpallu në kërkim për  mashtrim dhe shkatërrim prone.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

 Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, dy për veprën penale “Vjedhja” dhe një për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 25 vjeç dhe u procedua penalisht vëllai i tij i mitur, shtetasi A. A., 15 vjeç, pasi në rrugën “Fuat Toptani”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në mjetin në pronësi të shtetasit N. S., disa sende personale të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit E. H., 26 vjeç, pasi në rrugën “Artan Lenja”, në ambientet e një marketi ka vjedhur disa produkte ushqimore. Nga veprimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

• Më datë 19.07.2020, në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 20.000 lekë.

•Më datë 20.07.2020, në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore me vlerën 12.000 lekë.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 52 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga shërbimet Komisariatit të Policisë Nr. 3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. Xh., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkatërrim prone”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy