Katastrofa në Hawaii/ Shkon në 93 numri i viktimave nga zjarret

Katastrofa në Hawaii/ Shkon në 93 numri i viktimave nga zjarret

93 persona janë konfirmuar të vrarë nga zjarri në Maui që rrafshoi qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në SHBA në një shekull, raporton BBC.

Më shumë se 2200 ndërtesa u dëmtuan dhe u shkatërruan pasi zjarri shpërtheu Lahaina, duke shkaktuar dëme prej 5.5 miliardë dollarësh. Së fundmi në zjarret më të rënda në SHBA gjatë 100 viteve të fundit kanë mbetur mijëra persona të pastrehë.

Guvernatori Josh Green deklaroi se numri i viktimave pritet të rritet edhe më shumë, pasi e gjithë situata flakëve doli jashtë kontrollit.

Numri i viktimave mund të rritet "dukshëm", paralajmëroi të shtunën guvernatori i Hawait, Josh Green, ndërsa puna mjeko-ligjore vazhdon për identifikimin e viktimave.

Qindra persona mbesin të pagjetur ndërsa qindra të tjerë mbushin strehimoret në të gjithë Maui-n pasi u larguan nga flakët.

"Është një ditë e pamundur. Zjarri do të jetë "sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore që Hawaii është përballur ndonjëherë.

Ne mund të presim dhe të mbështesim vetëm ata që jetojnë. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t'u sigurojmë atyre strehim dhe t'u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t'i drejtohemi rindërtimit.", tha Green.

Ndërsa zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë rreth Lahaina, e cila është shkatërruar.

Autoritetet Hawaii kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë paralajmërim. Ishulli ka sirena alarmi për të paralajmëruar për fatkeqësi natyrore dhe kërcënime të tjera, por mendohet se nuk kanë rënë gjatë zjarrit.

Ndërtesat janë kthyer në gërmadha, hotelet dhe restorantet që presin miliona turistë janë shkatërruar totalisht.

Përveç banorëve vendas që u evakuuan me shpejtësi, turitët ishin ata që kërkuan të largohen duka braktisur pushimet e tyre. Ndërkohë pjesa tjetër që mbeti në ishull u strehuan në kampet e ngritur nga autoritetet vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy