
Një 18-vjeçar është vënë në pranga për shantazh ndaj një vajze.
Sipas njoftimit të policisë, A. K., 18 vjeç, është arrestuar, pasi në bashkëpunim me D.K., 30 vjeç, kanë kërcënuar një femër se do t’i publikonin disa foto në rrjetet sociale nëse nuk u paguante një shumë prej 15 000 lekësh.
30-vjeçari është shpallur në kërkim.
Të dy personat e mësipërm do të ndiqen penalisht për kanosje dhe dhunë për dhënie pasurie.



