
Një elektricist është goditur nga rrufeja në fshatin Midhë të Burrelit, teksa ishte duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:05 ku në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat ( elektriçist).
Dyshohet se 61-vjeçari i cili duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Elektricisti është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



